Kreu Biznese Turizëm Evente Harta Për bizneset Kontakt VIP
Hyr Regjistrohu Shto biznesin tënd

Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dish rreth Lushnja.biz.

Si e shtoj biznesin tim?
Krijo një llogari falas, kliko "Shto biznes", plotëso të dhënat dhe dërgoje. Listimi bëhet publik pas një rishikimi të shpejtë nga ekipi ynë.
A është falas listimi i biznesit?
Po! Listimi bazë është plotësisht falas. Planet VIP shtojnë më shumë listime, pozicion të veçantë dhe badge VIP.
Si e përditësoj informacionin e biznesit tim?
Hyr në llogari, shko te Paneli → Bizneset e mia → Edito. Mund të përditësosh fotot, orarin dhe kontaktet në çdo kohë.
Çfarë është Google Place ID?
Një identifikues unik nga Google që na lejon të shfaqim automatikisht vlerësimin, numrin e reviews dhe statusin hapur/mbyllur nga Google Maps.
A mund të shtoj disa biznese?
Llogaritë falas mund të shtojnë 1 biznes. Abonentët VIP mujorë deri në 5, dhe ata vjetorë pa limit.
Si ta marr në pronësi një biznes të listuar?
Hap faqen e biznesit dhe kliko "Kërko pronësinë". Pas verifikimit do të kesh kontroll të plotë të listimit.
A mund të shtoj foto në biznesin tim?
Çdo plan përfshin foton kryesore. Planet VIP shtojnë galerinë (deri në 12 foto me VIP Mujor, 30 me Gold Vjetor).
Çfarë përfshin SEO i avancuar (Gold)?
Me Gold VIP vendos vetë titullin, përshkrimin dhe fjalët kyçe që shfaqen në Google për biznesin tënd, dhe biznesi shfaqet gjithmonë te "Bizneset e spikatura" në kreu.
Si funksionon butoni WhatsApp?
Nëse shton numrin e telefonit, në profil shfaqet butoni WhatsApp që klientët të të shkruajnë direkt.
Si të kontaktoj mbështetjen?
Përdor faqen e Kontaktit ose na dërgo email. Përgjigjemi brenda 24 orëve.

Nuk e gjete përgjigjen?

Na shkruaj dhe të përgjigjemi brenda 24 orëve.

Na kontakto